22.03.2026





Krenari për familjen Dauti-Rilind Dauti shpallet Doktor i Shkencave Politike

Krenari për familjen Dauti-Rilind Dauti shpallet Doktor i Shkencave Politike

Me ndjenjë të veçantë gëzimi dhe krenarie, ndajmë një arritje të jashtëzakonshme akademike nga familja jonë. Rilind Dauti ka përmbyllur me sukses studimet e doktoratës, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Politike nga Universiteti i Evropës Juglindore.

Në ambientet e universitetit në Shkup, në praninë e shumë mysafirëve, familjarëve dhe përfaqësuesve të jetës publike, akademike dhe të biznesit, ai mbrojti disertacionin me temë “Maqedonia konsocionaliste: teoria, praktika, e ardhmja”. Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë figura të njohura si kryetari i Komunës së Çairit, si dhe përfaqësues të biznesit Xhemail Dauti dhe Hamim Dauti, së bashku me anëtarë të tjerë të familjes Dauti, të cilët me praninë e tyre i dhanë edhe më shumë peshë dhe emocion këtij momenti të veçantë. Nga fusha e botimeve dhe medias ishin të pranishëm Ismail Sinani dhe përfaqësues të tjerë të jetës publike.

Ky punim, i realizuar nën mentorimin e Ali Pajaziti, u vlerësua maksimalisht nga komisioni akademik, ku bënin pjesë edhe profesorët Rizvan Sulejmani, Agron Rustemi dhe Veli Kreçi. Sipas tyre, disertacioni përfaqëson një studim serioz dhe me vlerë të veçantë për fushën e shkencave politike, duke gjurmuar zhvillimin e modelit konsocionalist në Maqedoni shumë kohë përpara Marrëveshja e Ohrit dhe duke ofruar perspektiva të rëndësishme për të ardhmen.

Rilind Dauti njihet si një nga zërat më të spikatur të brezit të ri në analizën politike dhe hulumtimin shkencor, me kontribute të vazhdueshme në media dhe revista shkencore në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Ai është gjithashtu autor i veprave “Paradiplomacia në Ballkanin Perëndimor” dhe “Vizitimi i vetvetes”.

Për ne në Dauti Komerc, kjo arritje përfaqëson shumë më tepër se një sukses individual, është një burim krenarie, një dëshmi e përkushtimit, seriozitetit dhe vizionit të brezit të ri që përfaqëson vlerat tona. Suksesi i tij është frymëzim për të gjithë ne dhe një motivim për të vazhduar mbështetjen ndaj të rinjve që synojnë dijen, zhvillimin dhe përsosmërinë.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem