23.03.2026





Xhemail Dauti pjesë e delegacionit të OEMVP në takim me Ministrin e Drejtësisë për ndryshimet në Ligjin për Përmbarim

Kryetari i Nderit i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe CEO i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, mori pjesë në një takim të rëndësishëm të delegacionit të OEMVP-së me Ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov, ku u diskutuan ndryshimet e propozuara në Ligjin për Përmbarimin, me theks të veçantë në Nenin 218.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe u.d. kryetari Nuhi Aliu, drejtori ekzekutiv Durim Zeqiri dhe menaxherja operative Miranda Ajdini.
Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me ndikimin e ndryshimeve ligjore në sektorin privat, ku Xhemail Dauti theksoi rëndësinë e rritjes së sigurisë juridike dhe transparencës në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike dhe biznesit.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shqyrtimi i draft-ndryshimeve të publikuara në ENER, të cilat synojnë zgjerimin e mbrojtjes së fondeve dhe pasurive të institucioneve shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike nga procedurat e përmbarimit.
Si përfaqësues i sektorit privat, Dauti vlerësoi se adresimi i çështjeve që lidhen me Nenin 218 është thelbësor për përmirësimin e klimës së biznesit, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të drejtë, më transparent dhe më të parashikueshëm për të gjithë aktorët ekonomikë




Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem