20.04.2026





Dauti Komerc mirëpret ambasadorin e Kazakistanit, theksohet forcimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve tregtare

Drejtori i Përgjithshëm i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, dhe drejtori Ekzekutiv Hamim Dauti, mirëpritë në ambientet e kompanisë Ambasadorin e Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Satybaldy Burshakov, në një takim të fokusuar në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes palëve.

Gjatë takimit, ambasadori vlerësoi seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e kompanisë, duke theksuar se ekzistojnë mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të rritjes së eksporteve dhe lidhjeve me tregun kazak. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij për të shërbyer si urë lidhëse mes Dauti Komerc dhe kompanive të interesuara në Kazakistan, duke lehtësuar komunikimin dhe partneritetet e reja.
Në takim u diskutua edhe Forumi i Biznesit që do të mbahet më 20 prill, ku kompania ka shprehur mbështetjen e saj për këtë nismë, si një platformë e rëndësishme për rrjetëzim dhe krijimin e mundësive të reja bashkëpunimi.
Dauti Komerc mbetet e hapur për bashkëpunim jo vetëm si institucion biznesi, por edhe si partner aktiv në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, duke synuar zgjerimin e pranisë së saj në tregje të reja dhe forcimin e partneriteteve strategjike.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem