22.04.2026





Dauti Komerc mirëpriti Branko Azeskin, konsultime për propozimet lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve

Drejtori i Përgjithshëm i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, zhvilloi një takim konsultativ me Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një serie takimesh me përfaqësues të odave ekonomike.

Takimi u fokusua në sfidat aktuale me të cilat përballen bizneset, veçanërisht në kushtet e rritjes së çmimeve të karburanteve. Palët diskutuan mbi nevojën për koordinim më të ngushtë ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve, si dhe për hartimin e një pakete të përbashkët propozimesh që do t’i paraqiten qeverisë.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e ndërmarrjes së masave konkrete për të lehtësuar barrën e kostove për bizneset, duke përfshirë mbështetjen për sektorët më të prekur dhe garantimin e një mjedisi të qëndrueshëm ekonomik. Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të adresuar ndikimin e krizës energjetike dhe për të mbrojtur konkurrueshmërinë e kompanive në treg.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem