22.04.2026





Xhemail Dauti priti ambasadorin e Malit të Zi në Shkup, fokus në rritjen e shkëmbimeve tregtare

Drejtori i Përgjithshëm i “Dauti Komerc”, Xhemail Dauti, priti në ambientet e kompanisë Ambasadorin e Malit të Zi në Shkup, Zoran Miljaniç, në një takim pune të fokusuar në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, në periudhën kur Republika e Maqedonisë së Veriut u vizitua nga presidenti i Malit të Zi.

Gjatë takimit u diskutua mbi shqetësimin e përbashkët për rënien e importeve dhe, në veçanti, të eksporteve mes dy tregjeve, si dhe ndikimin që kjo situatë ka mbi aktivitetin e bizneseve. Palët ndanë vlerësime mbi sfidat aktuale dhe nevojën për të nxitur politika dhe iniciativa që do të lehtësonin shkëmbimin tregtar.
Në këtë kontekst u shqyrtuan ide dhe propozime konkrete për rritjen e volumit të tregtisë dypalëshe. Duke qenë se “Dauti Komerc” operon me degë edhe në Mal të Zi, u nënvizua potenciali për të forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe për të kontribuar në zgjerimin e lidhjeve tregtare rajonale.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem