27.04.2026
Ekipi i Dauti Komerc “Food & Catering” vizitë profesionale në Bursa, njohje me standardet e larta të qendrës “Shafran”
Ekipi i “Food & Catering” i Dauti Komerc ka zhvilluar një vizitë profesionale në Bursa të Turqisë, në kuadër të një aktiviteti team building, ku u prit në qendrën e kateringut “Shafran”, një nga strukturat e specializuara në këtë fushë.
Gjatë vizitës, ekipi pati mundësinë të njihet nga afër me funksionimin e një qendre moderne prodhimi ushqimor, e cila operon me standarde të larta organizimi dhe kapacitete të mëdha, duke përgatitur mbi 15,000 porcione ushqimi në ditë. U prezantuan proceset e punës, zinxhiri i prodhimit, si dhe mënyrat e menaxhimit të volumit të lartë të porosive me efikasitet dhe cilësi të garantuar.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte shkëmbimi i eksperiencave profesionale, njohja me praktikat më të mira në industrinë e kateringut dhe forcimi i mëtejshëm i kulturës së punës në ekip.
Vizita u vlerësua si një eksperiencë e rëndësishme për zhvillimin profesional të stafit, duke sjellë ide dhe praktika të reja që mund të aplikohen në punën e përditshme.
|