27.04.2026





Dauti Komerc nënshkruan memorandum bashkëpunimi me QazTrade në Forumin Maqedoni e Veriut – Kazakistan

Dauti Komerc mori pjesë në “Forumin e Biznesit dhe takimet bilaterale Maqedoni e Veriut – Kazakistan”, i mbajtur në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e një delegacioni biznesi nga Kazakistani të kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Integrimit, Arman Shakaliyev.

Në këtë aktivitet morën pjesë CEO i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, dhe drejtori ekzekutiv Hamim Dauti, së bashku me anëtarë të ekipit të kompanisë.

Forumi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe krijimin e partneriteteve të reja në fusha të ndryshme strategjike si tregtia, energjetika, industria ushqimore, ndërtimi dhe logjistika.

Dauti Komerc nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillimin e Politikave Tregtare “QazTrade”, me qëllim avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e mundësive të reja për projekte dhe investime të përbashkëta.

Pjesëmarrja në këtë forum u vlerësua si një hap i rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit ndërkombëtar të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes palëve.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem