04.05.2026





Frikom vlerëson Dauti Komerc me pllakatë mirënjohjeje për solidaritet dhe mbështetje

Kompania Dauti Komerc u vlerësua nga Frikom për mbështetjen e menjëhershme të dhënë pas zjarrit që përfshiu magazinën e kompanisë në Çuçer-Sandevë Në VERëN E VITIT 2025. Gjatë një takimi zyrtar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Dauti Komerc, Xhemail Dauti, dhe drejtoreshës së Frikom, Vesna Kersteva,  zonja Krsteva shprehu mirënjohje të veçantë për solidaritetin e treguar në një nga momentet më sfiduese për biznesin e tyre.

Si shenjë falënderimi, Frikom i dorëzoi Dauti Komerc një pllakatë mirënjohjeje, duke vlerësuar ndihmën e menjëhershme, ofrimin e hapësirave për vazhdimin e aktivitetit dhe mbështetjen që mundësoi vijimin pa ndërprerje të furnizimit në treg.

Ky gjest u theksua si një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe solidaritetit mes bizneseve, duke treguar se vlerat njerëzore dhe mbështetja e ndërsjellë mbeten themel i qëndrueshmërisë ekonomike.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem