12.05.2026
Xhemail Dauti zhvillon takim me biznesmen nga Iraku për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar
Drejtori i përgjithshëm i Dauti Komerc, , zhvilloi sot një takim me biznesmenin nga Iraku, pronar i kompanive “Germale” dhe “Start Grow”, kompani të njohura për shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore në tregun e Irakut dhe Suedisë.
Vizita e biznesmenit irakian erdhi si rezultat i interesimit të tij për produktet dhe kapacitetet e kompanisë, si dhe për mundësitë e krijimit të një bashkëpunimi të qëndrueshëm në të ardhmen. Gjatë takimit, përfaqësuesit e kompanisë prezantuan asortimentin e produkteve, standardet e cilësisë dhe potencialin për zgjerimin e pranisë së tyre në tregjet ndërkombëtare, me fokus të veçantë në tregun irakian.
Kompanitë “Germale” dhe “Start Grow” operojnë në disa nga qytetet më të rëndësishme të Irakut Verior, përfshirë Zakho, Duhok, Mosul, Erbil, Kirkuk dhe Sulaymaniyah. Rrjeti i tyre i distribuimit përfshin bashkëpunim me tre rrjete supermarketesh dhe mbi 1200 pika shitjeje dhe distribuimi, duke përfaqësuar një potencial të rëndësishëm për plasimin e produkteve të kompanisë sonë në këtë treg.
Në frymë pozitive dhe konstruktive, të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe shqyrtimin e mundësive konkrete për partneritet afatgjatë. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe forcimit të pranisë së produkteve tona në tregjet ndërkombëtare.