15.05.2026





Dauti Komerc pjesë e Konferencës së Tretë Regjionale për Kontabilistë dhe Kontabilistë të Autorizuar

Përfaqësueset e Dauti Komerc, Elmira Dauti dhe Bllagica Kuzmanovska, morën pjesë në Konferencën e Tretë Regjionale për Kontabilistë dhe Kontabilistë të Autorizuar, e organizuar nga Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Maqedonisë së Veriut (ISOS).

 

Konferenca, e mbajtur në Shkup nën moton “Gjeneratë me vizion – Profesion me të ardhme”, mblodhi ekspertë, institucione dhe kompani nga rajoni për të diskutuar mbi digjitalizimin, transformimin teknologjik dhe të ardhmen e profesionit të kontabilitetit.

 

Pjesëmarrja e përfaqësueseve të Dauti Komerc në këtë ngjarje të rëndësishme profesionale konfirmon përkushtimin e kompanisë për të ndjekur trendet moderne në financë, kontabilitet dhe transformim digjital, duke investuar vazhdimisht në zhvillim profesional dhe bashkëpunim rajonal.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem