04.06.2026





Dauti Komerc vlerësohet nga OEMVP në jubileun e 20-vjetorit të saj

Kompania Dauti Komerc u vlerësua me mirënjohje nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) në ngjarjen solemne të organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Odës, një jubile që shënon dy dekada angazhim në përfaqësimin dhe avancimin e interesave të komunitetit të biznesit.

 

Në ceremoninë ku morën pjesë qindra përfaqësues të institucioneve shtetërore, biznesit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë, mirënjohja dedikuar Dauti Komerc u pranua nga Drejtori Ekzekutiv i kompanisë, Hamim Dauti, si vlerësim për kontributin e vazhdueshëm të kompanisë në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e iniciativave të biznesit në vend.

 

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, i cili mban edhe titullin Kryetar Nderi i OEMVP-së, ishte pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme që rikujtoi rrugëtimin 20-vjeçar të institucionit dhe figurat që kanë kontribuar në forcimin e rolit të tij si zë i biznesit shqiptar.

 

Gjatë ceremonisë u promovua dokumentari i rrugëtimit 20-vjeçar të OEMVP-së dhe monografia përkujtimore që pasqyron historinë, arritjet dhe kontributin e kompanive dhe personaliteteve që kanë lënë gjurmë në zhvillimin e Odës dhe të ekonomisë së vendit.

 

Vlerësimi i ndarë për Dauti Komerc përbën një dëshmi të rolit aktiv që kompania ka luajtur ndër vite në komunitetin e biznesit, duke mbështetur zhvillimin ekonomik, sipërmarrjen dhe bashkëpunimin institucional.

 

Njëzet vjet pas themelimit të OEMVP-së, bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Odës dhe kompanive lidere si Dauti Komerc vazhdon të mbetet një faktor i rëndësishëm në promovimin e një mjedisi më konkurrues, më të drejtë dhe më të zhvilluar për biznesin në vend.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem