11.06.2026
Dauti Komerc vlerësohet me mirënjohje në kuadër të jubileut të “Vitaminka”
Në kuadër të shënimit të 70-vjetorit të kompanisë “Vitaminka”, një prej simboleve të industrisë ushqimore në Maqedoni, Dauti Komerc u nderua me mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm dhe kontributin e vazhdueshëm ndër vite.
Në ceremoninë jubilare, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, partnerë dhe bashkëpunëtorë të shumtë, u theksua rëndësia e partneriteteve afatgjata në zhvillimin dhe forcimin e tregut. Mirënjohja për Dauti Komerc u dha si vlerësim për profesionalizmin, besueshmërinë dhe angazhimin në bashkëpunimin e ndërsjellë.
Ky vlerësim përfaqëson një tjetër dëshmi të marrëdhënieve të qëndrueshme dhe partneritetit të suksesshëm ndërmjet kompanive, si dhe një motiv shtesë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
|