12.06.2026





Dauti Komerc shënon 36-vjetorin me solemnitet dhe mirënjohje për të punësuarit

Me rastin e 36-vjetorit të ekzistencës së kompanisë Dauti Komerc, në ambientet e godinës administrative u mbajt një solemnitet i veçantë me pjesëmarrjen e të gjithë të punësuarve, në shenjë mirënjohjeje dhe festimi të këtij përvjetori të rëndësishëm në rrugëtimin e kompanisë.

Gjatë këtij aktiviteti festiv, të punësuarve iu drejtua Drejtori i Përgjithshëm, z. Xhemail Dauti, i cili shprehu falënderime të sinqerta për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të secilit punonjës ndër vite. Ai theksoi se suksesi i Dauti Komerc është rezultat i punës ekipore, besimit të ndërsjellë dhe një vizioni të qartë që ka udhëhequr kompaninë përgjatë 36 viteve zhvillim të pandërprerë.
Në fjalën e tij, drejtori vuri në dukje se çdo arritje e kompanisë mbështetet mbi përpjekjen e përbashkët të gjeneratave të punonjësve, të cilët kanë ndërtuar me përkushtim historinë e suksesit të Dauti Komerc. Ai gjithashtu ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij rrugëtimi me të njëjtin përkushtim dhe vizion për të ardhmen.
Në fund të solemnitetit u shpreh mirënjohje e veçantë për të gjithë stafin, me urimin që Dauti Komerc të vazhdojë rritjen dhe zhvillimin e saj edhe në vitet që vijnë, duke mbetur një nga kompanitë më të rëndësishme në treg.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem