13.06.2026





Siguria shqimore, prioritet i vazhdueshëm në Dauti Komerc

Në kuadër të përkushtimit ndaj cilësisë, profesionalizmit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të punës, Dauti Academy for Business & Logistics realizoi trajnim për stafin e Sektorit të Kuzhinës dhe Keteringut me temë “Siguria e Ushqimit – Rreziqet, Trajtimi i Drejtë, Transporti dhe Ruajtja”. Trajnimi u fokusua në avancimin e njohurive dhe kompetencave profesionale për zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore, me theks të veçantë në identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve, trajtimin e duhur të produkteve ushqimore, si dhe ruajtjen e cilësisë në çdo fazë të procesit. Përmes investimit të vazhdueshëm në zhvillimin e punonjësve, Dauti Komerc vazhdon të forcojë kulturën e përgjegjësisë, cilësisë dhe ekselencës operacionale, duke garantuar shërbime të besueshme dhe standarde të larta në përputhje me praktikat më të mira të industrisë.




Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem