24.07.2026





Trajnim profesional për Sektorin e sigurimit në Dauti Komerc

Në kuadër të aktiviteteve të Dauti Akademi për Biznes dhe Logjistikë, u zhvillua një trajnim profesional për punonjësit e Sektorit të sigurimit në Dauti Komerc, me pjesëmarrjen e 7 punonjësve.

Trajnimi u përqendrua në zbatimin e procedurave të sigurisë, kontrollin e hyrje-daljeve, menaxhimin e evidencave, mbrojtjen nga zjarri, si dhe forcimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet pjesëmarrësve.

Përmes këtij aktiviteti u synua unifikimi i praktikave të punës, rritja e ndërgjegjësimit për përgjegjësitë e sektorit dhe përforcimi i kulturës së sigurisë në përputhje me standardet e kompanisë.

Në Dauti Komerc, zhvillimi profesional i punonjësve mbetet një prioritet i vazhdueshëm, me synimin që çdo sektor i kompanisë të forcojë kapacitetet e tij dhe të arrijë potencialin maksimal përmes trajnimeve të specializuara dhe përmirësimit të vazhdueshëm.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem