27.07.2026
Fondacioni Albiz dhuroi 48.000 litra ujë për qytetarët e Gostivarit.
Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës ALBIZ i dhuroi Komunës së Gostivarit gjithsej 48.000 litra ujë të ambalazhuar, si mbështetje për qytetarët e prekur nga problemet me furnizimin me ujë të pijshëm.
Donacioni u sigurua nga kompania Dauti - Komerc në bashkëpunim me Korporata Rugove dhe iu dorëzua Komunës së Gostivarit për t’u shpërndarë atje ku nevoja është më e madhe, veçanërisht te familjet në rrezik social, personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe qytetarët që nuk kanë mundësi ta sigurojnë vetë ujin e pijshëm.
Përmes këtij donacioni, Fondacioni Albiz, kompania Dauti Komerc dhe korporata Rugova shprehin solidaritetin dhe gatishmërinë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Gostivarit në këtë periudhë të vështirë.
Fondacioni Albiz vazhdon të mbështesë iniciativa humanitare dhe aktivitete që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e solidaritetit në komunitet. Falënderojmë kompaninë Dauti Komerc për kontributin dhe përgjegjësinë e treguar ndaj komunitetit.
|