08.08.2026
Dauti Academy zhvillon trajnim për procedurat e importit, eksportit dhe transportit ndërkombëtar
Në kuadër të Dauti Academy for Business & Logistics, u zhvillua me sukses një trajnim njëditor me temë "Njohja me Procedurat e Importit, Eksportit dhe Transportit Ndërkombëtar".
Trajnimi u mbajt për punonjësit e Departamentit të Importit dhe Departamentit të Eksportit & Transportit të Dauti Komerc Ferizaj, me ligjërues Msc. Muhamed Ibraimi.
Gjatë trajnimit u trajtuan procedurat operative, dokumentacioni, Incoterms 2020, klasifikimi tarifor, origjina e mallrave, menaxhimi i transportit ndërkombëtar, si dhe standardet dhe praktikat më të fundit në fushën e importit, eksportit dhe logjistikës.
Ky trajnim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Dauti Academy for Business & Logistics për zhvillimin profesional të stafit, avancimin e proceseve të punës dhe harmonizimin e praktikave të kompanisë me rregullat dhe standardet më të reja ndërkombëtare.
Investimi në dije është investim në cilësi, efikasitet dhe sukses të qëndrueshëm.