25.09.2026





Dauti Academy për Biznes dhe Logjistikë

Sot, më 25 shtator 2026, MSc. Muhamed Ibraimi, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Dauti Academy për Biznes dhe Logjistikë, pata nderin dhe kënaqësinë që, në bashkëpunim me Export Academy by Matrona Consulting, të realizojmë ditën e parë të trajnimit në kuadër të programit Export Academy – Commercialist for International Sales.

 

Tema e trajnimit ishte:

 

Global Sources for Procurement and Logistics

 

Trajnimi u zhvillua në ambientet e Dauti Komerc AD, me ligjëruese Prof. Dr. Vera Boshkovska, nga Export Academy by Matrona Consulting.

 

Ky bashkëpunim është një mundësi e rëndësishme për zhvillimin profesional dhe ngritjen e kompetencave të profesionistëve në fushën e tregtisë ndërkombëtare, furnizimit dhe logjistikës.

 

Një moment i veçantë i këtij aktiviteti ishte edhe ndarja e një Mirënjohjeje për Dauti Komerc AD nga Export Academy by Matrona Consulting, në shenjë vlerësimi për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin.

 

Besoj se bashkëpunimi ndërmjet akademive profesionale dhe kompanive është një mënyrë e rëndësishme për të lidhur dijen me praktikën dhe nevojat reale të biznesit.

 

Nëpërmjet Dauti Academy për Biznes dhe Logjistikë, do të vazhdojmë të investojmë në dije, zhvillim profesional dhe krijimin e mundësive të reja për profesionistët dhe komunitetin e biznesit.

 

Falënderoj Export Academy by Matrona Consulting dhe Prof. Dr. Vera Boshkovska për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe besimin.




Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem