03.11.2026
Xhemail Dauti mirëpret kryetarin e ri të OEMVP-së në Dauti Komerc
CEO i Dauti Komerc, z. Xhemail Dauti, njëherësh Kryetar Nderi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), mirëpriti në ambientet e kompanisë kryetarin e ri të OEMVP-së, z. Sami Morina, dhe drejtorin ekzekutiv, z. Durim Zeqiri.
Vizita u realizua në kuadër të programit Roadshow të OEMVP-së, përmes të cilit Oda zhvillon takime të drejtpërdrejta me kompanitë anëtare, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe njohjen nga afër me zhvillimet, nevojat dhe sfidat e sektorit privat.
Gjatë takimit, z. Xhemail Dauti dhe përfaqësuesit e OEMVP-së diskutuan mbi rëndësinë e partneritetit ndërmjet bizneseve dhe Odës, si dhe mbi rolin e kompanive në zhvillimin e sektorit privat dhe fuqizimin e komunitetit ekonomik.
Dauti Komerc, si kompani anëtare dhe njëherësh sponsore e OEMVP-së, mbetet pjesë e këtij bashkëpunimi, i cili synon të krijojë hapësira të reja për dialog, partneritet dhe zhvillim të përbashkët.
Në kuadër të programit Roadshow, OEMVP do të vazhdojë vizitat në kompanitë anëtare, duke synuar forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me bizneset dhe identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim.