04.11.2026
Dauti Komerc bashkon gratë e punësuara në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Në kuadër të muajit rozë, gratë e punësuara në Dauti Komerc u bashkuan në një takim të përbashkët, ku ndanë përvoja personale, diskutuan sfidat dhe theksuan rëndësinë e kontrolleve të rregullta parandaluese. Në fokus ishte edhe mbështetja emocionale dhe psikologjike për gratë që diagnostikohen apo përballen me kancerin e gjirit, si dhe roli i familjes dhe ambientit të punës në këtë rrugëtim. Takimi shërbeu si një mundësi për të forcuar solidaritetin, mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.
|