"Dauti- Komerc" u themelua si kompani më 29 maj 1990, nga vëllezërit DAUTI. Që në fillimet e saja, aktiviteti kryesor dhe bazë ka qenë shpërndarja e mallrave të konsumit nga prodhuesit vendor . Edhe sot ushtron këtë aktivitet tregtar, shpërndarje të produkteve vendore dhe të importuara.
1994 – Për shkak të rënies së kapaciteteve prodhuese të kompanive vendore, “Dauti KOmerc”, fokusohet në importin e produkteve të konsumit.
1997 – “Dauti-Komerc” shëndërrohet në Shoqëri Aksionare. Ky transformim ndau strukturën e pronësisë nga struktura drejtuese.
1999 ‒ “Dauti -Komerc” ‒ Ferizaj- Kosovë u themelua, me të njëjtën veprimtari.
2001 – Me të njëjtën veprimtari u themelua “Dauti-Komerc” Podgoricë, Mali i Zi.
2003 – Themelohet “Dauti-TransportShped” Shkup, kompani e specializuar për transport të mallrave dhe shërbime të transportit të mallrave, në komunikacionin rrugor.
2004 – Hapet “Dauti-Komerc”, Cash&Carry në Tetovë.
2005 – 11 shkurt themelohet Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore me iniciativë të “Dauti-Komerc”.
2005 – Brendi ‘Dauti’ hyjnë në treg.
2006 - Hapet "Dauti-Komerc" Cash&Carry - Çair, Shkup.
2007 – Filloi të funksionojë sektori “Micro-distribucion” – shitje ambulantore.
2010 ‒ "Dauti-Komerc" fillon ndërtimin e kompleksit afarist, përkatësisht qendrës së distribuimit në Ferizaj, Kosovë.
2010 ‒Vendoset në funksion departamenti i paketimit dhe ambalazhimit të produkteve të drithërave me brendin “Dauti”.
2011 – Hapet “Dauti-Komerc” Cash&Carry” në Strugë.
2011 – U themelua Fondacioni “Dauti”, qëllimi i të cilit ishte realizimi i përgjegjësisë shoqërore, i cili në vitin 2015 u riemërua si Fondacioni “Albiz”, duke përfshirë edhe kompani të tjera.
2011 – Themelohet "Dauti-Komerc" - Durrës, Shqipëri.
2012 – Është vënë në funksion kompleksi i distribuimit në Ferizaj, Kosovë.
2013 – Filloi investimi në ndërtimin e qendrës distributore të “Dauti-Komerc” në Saraj, Shkup.
2015 – Kompania zhvendoset në qendrën e re të distribuimit në Saraj.
2016 – Filloi ndërtimi i Qendrës distributore të “Dauti-Komerc” në Podgoricë.
2016- Filloi me punë “Fruit dhe Vegetable”
2018 – Lëshimi në përdorim Qendra e distribuimit në Podgoricë të Malit të Zi.
2019 – Fitoi certifikata për aplikimin e standardit HASAP dhe ISO 2001, ISO 9001, ISO 14 001, ISO 22 000, ISO 27 001, dhe ISO 45 001.
2020 – Morri certifikata për aplikimin e standardit HALAL, Еxellent Small & Medium Enterprises dhe IFS.
2021 – Kompania ka siguruar licencën për doganimin lokal. Kanë filluar përgatitjet për sigurimin e licencës për Operatorin e Autorizuar Ekonomik (OEO). Gjithashtu, kanë përfunduar punimet për ndërtimin e depos së vet doganore.