“Dauti-Komerc” sot:
Kompania "Dauti-Komerc", SHA si ide ka lindur në vitet '90-ta dhe po zhvillohet ndër vite si Shoqëri Aksionare, sot është lider në fushën e distribumit të mallrave për konsum të gjerë në RMV dhe në rajon, si në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri.
"Dauti-Komerc" ofron shërbime cilësore, nëpërmjet një strukture organizative profesionale me një shkallë të lartë fleksibiliteti dhe e hapur ndaj ndryshimeve dhe nevojave të partnerëve.
Sot, “Dauti-Komerc” është një konglomerat i fuqishëm biznesi, i pranishëm në katër vende të Ballkanit dhe me kompaninë simotër “Dauti-TransportShped”, për transport ndërkombëtar.
"Dauti-Komerc" ka mbi 1.100 punëtor, shumica prej tyre janë me arsim të lartë profesional, resurset njerëzore në kompani që i bashkojnë me të gjitha principet, vlerat dhe misionin.
Furnizuesit e “Dauti-Komerc” janë nga 82 vende të botës, produktet e të cilëve përfaqësojnë portofolin e ofertës së kompanisë për klientët e saj.
Eksportet janë të orientuara në kompanitë e saja në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Bashkimin Evropian, sot “Dauti-Komerc” eksporton produktet e saja në Suedi, Zvicër, Gjermani, Francë, Itali, Çeki, Austri, Serbi dhe Bosnje Hercegovinë.
“Dauti-Komerc” është renditur në vendin e 50-të në mesin e kompanive më të fuqishme në Maqedoninë e Veriut.
Sot “Dauti-Komerc” ka qendrat më moderne dhe më të sofistikuara të shpërndarjes në Saraj (Shkup), me sipërfaqe mbi 22.000 metra katrorë, në Tetovë 3.000 metra katrorë, në Strugë 1.500 metra katrorë, në Durrës (Shqipëri) 3.000 metra katrorë, në Ferizaj (Kosovë) 15.000 metra katrorë dhe në Podgoricë (Mali i Zi) prej 5.000 metra katrorë. Këto qendra janë të pajisura logjistikisht me flotën më të përshtatshme të automjeteve, të cilat kanë pikën e tyre të karburantit, servisin dhe shërbime të tjera për funksionimin e saj më të shpejtë.
Kompania menaxhohet nga ndërtesa administrative prej 4.500 metra katrorë, e cila ndodhet në Saraj.
Kompania simotër “Dauti-TransportShped”, me seli në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëri, ka 11 shpedicione dhe një flotë prej 60 kamionësh.
“Dauti-Komerc” ka deponi doganore të veten, me licencë vendore për doganim dhe gjithashtu është i licencuar si Operator i Autorizuar Ekonomik “OEO”, për dogana ndërkombëtare, siguri dhe thjeshtësim të procedurave doganore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kompania ka implementuar standardet: ISO 9001, ISO 14 001, ISO 22 000, ISO 27 001, ISO 45 001, Еxellent Small & Medium Enterprises,, ÇERTIFIKATË PËR FER ME KONSUMATORËT, ÇERTIFIKATË E MJEDISIT HAPËSINORË, ÇERTIFIKATË PËR PËRGJEGJËSI SHOQËRORE, HACCP, HALAL, ИFS dhe të tjera.
Ka siguruar certifikatë për furnizimin e institucioneve ndërkombëtare: NATO, UNDP, Islamic Relief, Kryqi i Kuq, Qendra e Ndihmës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, TIKA e të tjera.
Pronarët vazhdojnë ta udhëheqin “Dauti-Komerc”, drejt sukseseve të reja, ndërkohë që kanë përgatitur brezin e ri për sfidën, e cila do të marrë drejtimin e kompanisë në të ardhmen e afërt.
Aktiviteti kryesor i kompanisë "Dauti-Komerc", zhvillohet përmes dy kanaleve të shitjes dhe shërbimeve të tjera:
1. Distribuimi - Shitja e mallrave nga brendet e importuara dhe vendore për të cilat kompania është distributore në vend. Që përfshinë marketet zinxhirorë, distributorët lokalë dhe konsumatorët e mëdhenj. Shpërndarja mbulon 3.657 objekte të konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut.
Zhvillohet përmes divizioneve të specializuara komerciale, përkatësisht:
a)Divizioni Milk & Meat – Distribuimi i prodhimeve të qumështit dhe mishit,
b) DivizioniFood & Drinks- - Distribuimi i ushqimeve dhe pijeve,
c) Divizioni iHygien & Cosmetic- - Distribuimi i produkteve higjienike dhe kozmetike,
d) Divizioni ‘Alkaloid’ – Distribuimi i produkteve nga ‘Alkaloid’-Shkupi, produkteve nga kimia, kozmetika dhe herbalizmi (çajra),
e) MicroDistribuimi-Distribuimi derë më derë,
f) Coffee Shop – Distribuimi i produkteve për nevojat e kafeneve dhe restoranteve,
g)Fruit & Vegetable - Shitja e pemëve dhe perimeve të freskëta, përmes divizionit "“Milk & Meat”.
2. Shitjet nga furnitorët vendor:
Shitje e mallërave nga prodhues vendor me një gamë të gjerë produktesh. Ku përfshinë objekte të vogla të shitjes me pakicë, hotele, restorante, kafene, dyqane ushqimore, mishtore, dyqane për ushqime të shëndetshme, farmaci, institucione publike dhe private, dhe të tjera. Ku mbulohen 8.324 objekte konsumatore. Ajo zhvillohet përmes:
a) "Cash & Carry" Shkup - Shitje në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Velesit dhe pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut,
b) "Cash & Carry" Tetovë - Shitjet në rajonin e Tetovës, Gostivarait, Kërçovës dhe Dibrës,
c) "Cash & Carry" Strugë - Shitje në rajonin e Strugës, Ohrit, Manastirit dhe Prilepit,
d) HO-RE-CA- Shitjet në hotele, restorante dhe kafene, përmes "Cash & Carry" (Shkup, Tetovë dhe Strugë),
e) Prokurimet Publike dhe Tenderët - Pjesëmarrja në tenderë dhe furnizimi i institucioneve dhe institucioneve publike (NATO, Policia, Ushtria, Shkolla, Kopshte, ministritë dhe institucionet e tjera),
f) Furnizimi i Organizatave Humanitare dhe organizatave të tjera.
3. Shërbime tjera:
a) Catering shërbimi - furnizim me ushqime të gatshme për klientët e jashtëm dhe organizimi i eventeve dhe manifestimeve të ndryshme,
b) Ambalazhimi i produkteve të drithërave (oriz, sheqer, fasule dhe të tjera), si dhe paketimi i mjaltit,
c) Grumbullimi, riparimi dhe shitja e peletave (të thjeshta, EUR dhe EPAL),
d) "ISPM-15" -trajtim termik sipas standardeve evropiane të materialit prej druri, peleta,
e) Blerja dhe trajtimi i mbetjeve të paketimit (najlon, (qese plasitke) letra dhe kanaçe) dhe dërgimi për riciklim.
PARTNERËT STRATEGJIK:
“Dauti-Komerc” ka dëshmuar se është kompani e respektuar me partnerët e saj vendorë, rajonal dhe ndërkombëtarë. Partnerët e saj janë:
"Alkaloid" Shkup - bashkëpunimi filloi në vitin 1992, i cili vazhdoi dhe u zgjerua në segmentin e distribuimit të produkteve të kimisë, higjienës, kozmetikës, herbalizmit (çajrave) dhe produkteve ushqimore.
"Divella" - bashkëpunimi me kompaninë italiane "Divella" filloi në vitin 1995, vazhdon me distribuimin e produkteve makarona, pelati, pasta dhe vaj ulliri.
"Meggle" - në vitin 2007 "Dauti Komerc", filloi distribuimin e produkteve të qumështit nga prodhuesi gjerman "Megle".
"Ovako" - kompani për prodhimet e mishit nga Bosnja dhe Hercegovina, e cila filloi bashkëpunimin në vitin 2008 dhe vazhdon.
"Frutex" - nga Republika e Kosovës është një partner i rëndësishëm me produktet e lëngjeve jo të gazuara dhe pijen energjike Golden Eagle, e filluar në vitin 2012.
"Mirato" - është kompani me produkte kozmetike cilësore, që bashkëpunojm që nga viti 2013, me brendet e njohura "Malizia", "Figaro", "Diplo", "Glicemile" dhe veçanërisht llakun e flokëve "Intesa".
“Flechard”-nga Parisi, Francë, aktualisht është kompania lider në Europë për transformimin e yndyrës së qumështit, e njohur në botë për prodhimin e gjalpit dhe djathit pa yndyrë. Ne bashkëpunojmë që nga viti 2011.
"KOROSTEJ" - nga Hungaria, është prodhuese e produkteve të qumështit me standarde evropiane, distribuohet që nga viti 2014.
"BG-Produkt"- është kompani nga industria e ëmbëlsirave, produktet e së cilës "Dauti-Komerc" filloi ti distribuojë në vitin 2014.
"Rucker" - është kompani gjermane e specializuar në një gamë të gjerë dhe të besueshme të produkteve të djathrave dhe sidomos kaçkavallit, që distribuohet që nga viti 2017.
"Manarthon" - është kompani nga Tunizia, një prodhuese e njohur e sardeles, që distribuohet që nga viti 2009.
“Siouras”- është kompani greke e njohur për produktet e saj të ullirit, që distribuohet që nga viti 2016.
Kompania-“Orkla Foods Romania” është kompani nga Rumania e njohur për margarinën “Ardealul” dhe “Linco që distribuohet që nga viti 2014.
"Gullòn" - fabrikë e njohur spanjole dhe brend në sektorin e biskotave, që distribuohet nga "Dauti Komerc".
Prodhuesi "Beyaz Kagit", nga Adana e Turqisë, distribuohen detergjentët "Peros", me erë të veçantë.
TOP 15 BRENDET :
Dauti - është brend artikujsh të prodhuara për “Dauti-Komerc”, nga partnerë të ndryshëm në mbarë botën me receta të rekomanduara sipas shijeve të konsumatorëve të tregjeve të mbuluara nga kompania.
GoodNature – brendi i "Alkaloid", për produktet e çajit organik me origjinë nga bimët natyrale, që plotësojnë standardet e cilësisë ISO 9001:2008, ISO 14001:1996 dhe HACCP për prodhimin e ushqimit të sigurt.
Becutan – brend i "Alkaloid", prodhohet që nga viti 1978. Produkte premium për kujdesin higjienik të lëkurës së fëmijëve. Çertifikuar për direktivat evropiane të cilësisë.
Spektar – brend i kompanisë "Ino Spektar" për produktet e shurupeve të frutave dhe bazës natyrale.
BašAjvar - brend i kompanisë “Diem-GP DOOEL”, produkt i specit të kuq të cilësisë së lartë me shije unike.
GoldenEagle – brend i kompanisë "Frutex" Kosovë. Një pije energjike freskuese joalkoolike me një shije perfekte.
Natural100 – brend i kompanisë "Frutex" Kosovë. Lëng frutash 100% natyral pa sheqer dhe plot vitamina.
Hajdúe – brend i kompanisë "Korestej" nga Hungaria. Djathëra të ndryshëm të butë, të prodhuar me teknologji moderne evropiane, bazuar në traditat dhe recetat më të mira dhe origjinale mesdhetare.
Ovako - është brend i kompanisë "Akova Group" nga Bosnja dhe Hercegovina. Produkte mishi të përpunuara dhe të konservuara me standarde evropiane, të bazuara në recetat tradicionale boshnjake.
Divella - është brend i kompanisë "Divella". Makarona, salca domatesh, domate të mbushura, vaj ulliri dhe biskota. Të prodhuara me teknologjinë më moderne nga mielli i fortë me një traditë italiane dhe me një shije unike.
Meggle - është brend i kompanisë "Meggle" nga Gjermania. Qumështi dhe produktet e qumështit janë të cilësisë më të lartë, duke aplikuar inovacione në zhvillimin e brendit.
Intesa - është një brend nga kompania "Amato" nga Italia. Llak i flokëve ‘Intesa’ ka një aromë të këndshme të qelibarit arab dhe i jep një freski të veçantë trupit.
Peros - është një brend i kompanisë "BeyazKağıt". Këto produkte janë të përshtatshme për larjen e rrobave, larjen e enëve, sipërfaqet e forta dhe higjienës personale.
ElManar - është një brend nga kompania "Manarthon" nga Tunizia. Peshk i konservuar në kanaqe, përmban sardele mesdhetare dhe prodhohet sipas recetave klasike.
Griesson – brend i kompanisë "GriessondeBeukelaer" nga Gjermania. Një produkt i biskotave familjare i prodhuar me një traditë të gjatë.
“Dauti Komerc” , sot kultivon marrëdhënie biznesi në plan afatgjatë, me një numër të madh kompanish multinacaionale . Me një politikë të suksesshme të ndjekjes të aktualiteteve, si dhe me mundësitë për të hedhur në treg brende të reja në portofolin e “Dauti” kanë arritur një vlerë të vaçantë në treg.
Kompania ndërton parime të besimit, lojalitet dhe këmbëngulësi dhe vetëm në këtë mënyrë realizon planet e saja të zhvillimit. "Traditë, Besueshmëri dhe Siguri".