Ngritja në karrierë dhe njohurit inovative biznesore janë përkushtimet e kompanisë “Dauti-Komerc”. Kompania në kontinuitet ndjek ndryshimet dhe të njëjta i implementonë në radhët e saj.
17.10.2023
Kryetari i nderit i OEMVP Xhemail Dauti, mori pjesë në debatin e Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe komisionin për çështje ekonomike në Kuvend, ku u debatua për Strategjinë për Zhvillim ekonomik afatgjatë që e ndërmjetësonë UNDP-ja. Në fjalimin e tij në Komisionin për Financa dhe Buxhet, Xhemail Dauti tha se ne OEMVP që në themelimin e saj në vitin 2004 detektoi se Maqedonia nuk ka një strategji afatgjate të zhvillimit, çuditërisht pasi që nuk I dyshim rrethanat që nga pavarësia nuk kanë mbajtur llogari për një strategji, por vendimet janë marr në rrethana momentale.
09.10.2023
Kompania në kontinuitet ndjek inovacionet teknologjike dhe të njëjtat I aprovon në punën e saj. Krahas teknologjive, investon edhe në ngritjen dhe aftësimin e kuadrit dhe resurseve njerëzore. Përfaqësuesit e IT-sektorit të kompanisë “Dauti-Komerc”, Goce Bllazhevski, Valon Ejupi dhe Omer Rustemi, morën pjesë në Samitin e ‘AI Tech’, ku u dhanë sqarime profesionale nga ekspertë të huaj, për aplikimin e Inteligjencës Artificiale (AI).
03.10.2023
Kompania “Dauti-Komerc”, ka bërë vendosjen e gurëthemelit të Qendrës për Export, në Saraj të Shkupit. Hapësira e Qendrës për Export, do të ketë një sipërfaqe prej 30 metra katror dhe do të ketë kapacitet prej 50 mij tonë mallra si dhe do të jetë sipas trendeve bashkohore. Kompania në kontinuitet ka bërë investime kapitale në rritjen e kapaciteteve logjistike. `
02.10.2023
Edukimi dhe ngritja e resurseve njerëzore është përkushtim I kompanisë “Dauti-Komerc”, për të qenë në trend me praktikat më inovative tregtare. Në hapësirat e kompanisë është zhvilluar një punëtori për rregulloren ‘Inkoterms’
19.09.2023
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Dauti-Komerc” z.Xhemail Dauti, me ftesë të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, mori pjesë në riinauguruan ‘Klubit të Bizneseve të Përgjegjshme’ në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Personi Sasho Tasevski I kërkon falje kompanisë “Dauti-Komerc”, për shkrimet që ka postuar në rrjetin social facebook, me datë 19 korrik. Kërkim falja, pason pasi që kompania “Dauti-Komerc”, nëpërmjet reagimit/përgënjeshtrimit, kërkoi një gjë të tillë nga autori I shkrimit, duke e paralajmëruar me ngritjen e padisë, në të kundërtën.
25.08.2023
Agjencia për Ushqime dhe Veterinari i ka ndarë certifikatë kompanisë për zgjerimin e veprimtarisë së saj tregtare në sferën e gastronomisë, konkretisht përgatitje dhe shërbim për ushqim dhe pije si dhe shërbimin ketering.
15.08.2023
Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe
Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)
Pajtohem Nuk Pajtohem