Përfaqësuesit e Dauti Komerc, Xhemail Dauti dhe Ibrahim Zeneli pritwn nw takim një delegacion nga Globe Williams Skopje, i përbërë nga CEO Peter Souvatzis dhe drejtori Tassos Raftis. Gjatë takimit, palët diskutuan potencialin e një bashkëpunimi të mundshëm, duke u fokusuar në shërbimet që Globe Williams mund të ofrojë për Dauti Komerc. Si një kompani me përvojë ndërkombëtare në menaxhimin e objekteve dhe shërbimeve mbështetëse për bizneset, Globe Williams prezantoi portofolin e saj të shërbimeve, duke përfshirë mirëmbajtjen, pastrimin industrial dhe shërbimet teknike.
19.02.2025
Dauti Komerc ka marrë ekskluzivitetin për distribuimin e produkteve Meggle nga Gjermania edhe në tregun e Kosovës, duke nisur nga data 1 mars 2025. Ky hap shënon një zgjerim të rëndësishëm në portofolin e kompanisë dhe një mundësi për të ofruar produkte cilësore në një treg gjithnjë e më kërkues. Me këtë rast, në selinë qendrore të Dauti Komerc në Maqedoni, u zhvillua një takim me përfaqësues nga Kosova, ku u prezantuan artikujt dhe planet për shpërndarjen e tyre. Ky bashkëpunim synon të forcojë prezencën e Meggle në rajon dhe të rrisë qasjen e konsumatorëve kosovarë ndaj brendeve të njohura evropiane.
17.02.2025
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Dauti Komerc shpreh urimet më të sinqerta për këtë ditë të veçantë, që shënon një moment historik për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Urojmë që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt zhvillimit, prosperitetit dhe fuqizimit ekonomik edhe në arenën ndërkombëtare. Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!
Kompania Dauti Komerc është një nga mbi 140 kompani me vendim të Gjykatës Kushtetuese fituan të drejtën që të kërkojnë nga shteti kthim të tatimit solidar. Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të kompanive që deri tek ky organ kishin kërkuar shqyrtim të kushtetutshmërisë së Ligjit për tatim solidar. Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, “Dauti Komerc”
14.02.2025
Drejtori i përgjithshëm, Xhemail Dauti, priti në takim punëtorin e parë të Dauti Komerc, Rufat Musliu, i cili sot shënon plot 30 vite nga angazhimi i tij në kompani. Më 14.02.1995 nisi rrugëtimin duke e bërë historinë e tij një dëshmi të përkushtimit dhe avancimit profesional, duke kaluar nga një punëtor i thjeshtë në menaxher regjional.
Drejtori i Përgjithshëm i “Dauti Komerc”, Xhemail Dauti thotë se për bizneset është e pranueshme që paga minimale të arrijë në 500 euro, mirëpo të mos ketë edhe rritje të kontributeve. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri- Perëndimore, ku Xhemail Dauti është Kryetar Nderi, i ka propozuar Qeverisë idenë e mësipërme, megjithatë nga ekzekutivi nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
13.02.2025
11.02.2025
Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe
Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)
Pajtohem Nuk Pajtohem