Dauti Komerc në Panairin ISM
Panairi Ndërkombëtar Panairin ISM , i mbajtur në Këln, Gjermani, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e ëmbëlsirave dhe snacks-eve, duke mbledhur prodhues, furnitorë dhe ekspertë nga e gjithë bota. Nga Dauti Komerc, në këtë event morën pjesë Jetmir Dauti, Jasin Dauti, Elham Dauti, Enri Sakipi, Jasin Ejupi dhe Florim Saiti, me një qëllim të qartë: të analizojnë trendet e reja të tregut dhe të identifikojnë mundësi për rritjen e efikasitetit dhe zgjerimin e bashkëpunimeve me furnitorë ndërkombëtarë. Këtë vit, panairi shërbeu si një qendër e inovacionit në fusha si lëndët e para, teknologjitë e përpunimit, materialet e paketimit dhe siguria ushqimore.