Në bazë të parametrave dhe suksesit financiar, kompania “Dauti-Komerc”, u rangua në vendin e dytë të këtij edicioni të TOP100 të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore. Cmimin kompanisë ja ndau kryeministri Dimitar Kovacevski, ndërsa e pranoi Hamim Dauti, drejtori “Dauti-Komerc”- Shkup.
08.12.2023
Drejtori Xhemail Dauti, si përfaqësues i Odës Ekonmike të Maqedonisë Veri Perindomore, mori pjesë në eventin që u promovua draft verzioni final i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2024-2044. Në këtë debat të gjërë dhe konsultativ Xhemail Dauti, i cili ka qenë promotorë dhe nxitës i Strategjisë Nacionale për Zhvillim, paraqiti vërjetet e tij, ndaj draft verzionit, ku rekomandoi që të krijohet një organ që do të ndjek implemntimin në funksionim praktikë.
07.12.2023
Kompania jonë ka ndërtuar me sukses të ardhmen e saj për dy dekada përmes planeve të saj afatgjate, duke plotësuar kërkesat e klientëve të saj në planë afatgjatë. Përmisimi në kontinuitet dhe zhvillimi I përhershëm të vendimeve të reja janë priorite I lartë. Ne jemi gjithmonë të hapur ndaj ideve dhe risive drejt së ardhmes në mënyrë që të jemi më fleksibël dhe më afër klientëve tanë.
06.12.2023
“Dauti-Komerc” ka si synim kryesor në të ardhmen përmirësimin dhe zhvillimin e distribucionit profesional në vend, por edhe në të gjitha përfaqësitë e saj si në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Fokusi ynë kryesor do të jetë eksporti i mallrave në BE nga prodhuesit vendor dhe nga prodhuesit rajonal, theksoi Xhemail Dauti, drejtor i përgjithshëm “Dauti-Komerc”, në intervistën për revistën ‘Izvoz.mk’.
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut funksionon në bazë të importeve nga prodhuesit e jashtëm. Me importin e produkteve, importohet edhe inflacioni i jashtëm si refleksion i shtrenjtimit të lëndëve të para për prodhim, siç janë energjia, transporti dhe fuqia punëtore. E gjithë kjo situatë ka impakt direkt në rritjen e çmimeve, përfshij edhe proceduarat administrative doganore.
22.11.2023
Në konferencën rajonale për lehtësimin e tregtisë, Dogana e Shqipërisë me mbështetjen e GIZ, organizoi Konferencën Rajonale mbi Lehtësimet Tregtare “Fuqizimi i Partneriteteve Bashkëpunuese në Epokën Digjitale”, që u mbajt më 8-9 nëntor në Tiranë.
13.11.2023
Udhëheqësja e sketorit juridik e kompanisë “Dauti-Komerc”, Frosina Shtrleska, mori pjesë në Forumin e parë Rajonal të Biznesit Ligjor të mbajtur në Zlatibor, Serbi. Ku të pranishëm ishin rreth 300 juristë nga vendet e Ballkanit Perendimorë dhe udhëheqës të sektorëvbe juridik.
11.11.2023
Kanë mbetur edhe pak dit deri më 25 tetor, kur komapnitë të cilat gjat tre viteve të kaluara kanë realizuar të ardhura mbi 10 milion euro të paguajnë tatimin solidar. Kompanitë e kanë kundërshtuar një vendim të tillë duke e dërguar kët ligj edhe në Gjykatën Kushtutuese nga ku informojnë se është krijuar lëndë për këtë çështje por ende pa ndonjë epilog.
24.10.2023
Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe
Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)
Pajtohem Nuk Pajtohem